Këto ishin fjalët e fundit të deputetes britanike para se të vdiste

“Dhimbja ime është shumë e madhe” këto ishin fjalët e fundit të deputetes britanike Jo Cox  para se të ndërronte jetë.

Bota

17/06/2016 17:28

Ajo u sulmua me thikë dhe armë nga një person pranë një librarie në Bristoll, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ghulam Maniyar, babai i asistentes së deputetes, Fazlia Aswat tha për ITVNews se vajza e tij e cila ishte e mbuluar,  në atë kohë ishte së bashku me deputeten. “Ato po largoheshin nga zyra, shkruan në treg, ndërsa deputetja gjendej në karrigen e prapme të veturës. Vetura u ndalua pasi Jo vendosi të dal jashtë. Vajza ime nuk e dinte se ajo do të qëllohej pasi sulmuesi ka qenë duke pritur jashtë në vendin kur ndodhi ngjarja”, shpjegon ai, transmeton lajmi.net.

Babai i asistentes së vajzës e përshkruan momentin kur e bija e mbante në krahë deputeten. “Ajo tha se plaga ishte shumë e rëndë. Kishte shumë gjak. Ajo i  kërkoi asaj që të zgjohej, por përgjigja e deputetes ishte kjo “ Jo, dhimbja ime është shumë e rëndë, Fazlia”, citon babai vajzën e saj.

Nëna e dy fëmijëve deputetja e Partisë Laburiste u gjuajt me thikë dhe armë zjarri dje në mesditë. Ajo u qëllua tri herë me armë dhe shtatë herë me thikë.

Tutje, Ghulam Manyer babai i asistentes së deputetes së ndjerë thoshte se Cox ishte një person që kishte shumë dëshirë t’i ndihmonte të tjerët. “Ajo brengosej për sirianët, dhe shqetësohej për njerëzit e zakonshëm. Sa herë që e kërkonit atë, ajo vjen dhe me një buzëqeshje ju ndihmonte juve”./lajmi.net

nintchdbpict000245255184-e1466117535748

Supplied Nick Razzell 14.06.16 M) 07976 449 585 Ref:nxr XXX CORRECTION - WAS SENT FROM A FACEBOOK FRIEND OF BRENDAN COX - IT APPEARS HIS ACCOUNT IS PRIVATE - Social media pic shows: Labour MP for Betley and Spen MP, Jo Cox MP (L) and her husband Brendan (R). Mrs Cox is critical after being shot- see story

Mandatory Credit: Photo by ddp USA/REX/Shutterstock (5733910c) Jo Cox Jo Cox, Labour MP who was shot dead, UK - Jun 2016 Handout photo of British parliament member Jo Cox in 2014. Cox died Thursday, after being shot and stabbed repeatedly on the street in a village in northern England.

jo-cox-mp-itv

MP Jo (Joanne) Cox
MP Jo (Joanne) Cox