Këto gjëra nuk i keni ditur për gratë e politikanëve kosovarë (Foto)
Tashmë të gjithë i njihni gratë e politikanëve tanë por jo për të gjitha e dini se me çka merren ato.

ShowBiz
Anita imazhi i gruas moderne
Anita Muçajn e njohim që para se të bëhej gruaja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt. Anita është gazetare dhe prezantuese e lajmeve mjaftë e njohur. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe mbështetje e jashtëzakonshme për të shoqin politikan. Anita edhe gjatë kësaj fushate e ka mbështetur fortë bashkëshortin e saj. Ajo është një imazh i gruas së fortë dhe moderne, shkruan “Kosovarja”.
Norvegjezja e Albin Kurtit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është martuar me norvegjezen Rita Augestad Knudesen, me të cilën ka edhe një vajzë.
Përndryshe për një kohë të gjatë Rita ka jetuar edhe punuar në Kosovë, shkruan “Kosovarja”. Ajo ka qenë e angazhuar në disa projekte dhe ka shkruar në shtypin kosovar.
Zonja Mustafa me nipa e mbesa
Pak kush ia njeh bashkëshorten e Isa Mustafes, njërës prej figurave më potente të politikës kosovare. Gruaja e Mustafes, nuk hyn në listene grave të poltikanëve që ekspozohen shumë. Ajo është person familjar, e cila pëlqen më shumë të kujdeset për nipë.
Profesoresha e Kadri Veselit
Paraqitjen e tij të parë publike e bëri në shoqëri me bashkëshorten. Në ditën kur vendosi të jetë edhe zyrtarisht pjesë e PDK-së, Veseli erdhi në tubim duke mbajtur për dore gruan e tij, Violeta Veselin. Larg nga përditshmëria e të shoqit, ajo është e angazhuar si profesoreshë në një shkollë të mesme kurse pjesën tjetër të ditës ia kushton katër fëmijëve.
Fatmir Limaj i lumtur pranë bukuroshes
Fatmir Limaj duket i lumtur pranë të shoqes së re. Lideri i Nismës, u martua me një vajzë nga Suhareka me emrin Arlinda, e cila mban epitetin e gruas më të bukur mes grave të poltikanëve. Ajo është marrë me muzikë, ndërkohë që tani punon në një kompani sigurimesh.