Këto dy kanale televizive do ta transmetojnë derbin Milan – Inter në Ligën e Kampionëve

Milani dhe Interi sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve me fillim nga ora 21:00. Stadiumi “San Siro” në qytetin e modës është arenë e përballjes mes rivalëve lokal e që ndryshe quhet “Derby della Madoninna”, shkruan lajmi.net. Fitorja në ndeshjen e parë do të ishte e rëndësishme për dy…

Sport

10/05/2023 16:40

Milani dhe Interi sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve me fillim nga ora 21:00.

Stadiumi “San Siro” në qytetin e modës është arenë e përballjes mes rivalëve lokal e që ndryshe quhet “Derby della Madoninna”, shkruan lajmi.net.

Fitorja në ndeshjen e parë do të ishte e rëndësishme për dy skuadrat, përmes të cilës synojnë finalen e kompeticionit më të madh të futbollit evropian për klube.

Beteja e parë ndërmjet Milanit dhe Interit do të transmetohet direkt në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.

Lajmi është konfirmuar edhe nga platforma Artmotion në rrjetet sociale.

Dy skuadrat kanë disa mungesa të mëdha për këtë ndeshje. Te “kuqezinjtë” me shumë gjasa mund të mungoj anësori portugez, Rafael Leao – i cili u lëndua në ndeshjen e kaluar në Serie A.

Përveç Leaos te ekipi i Stefano Piolit tashmë dihet mungesa e dy lojtarëve: Zlatan Ibrahimovic dhe Pobega.

Kurse te ekipi i Inzaghit mungesat janë këto: Dalbert dhe Skriniar, dyshja D’Ambrosio dhe Gosens janë në dyshime shkaku i lëndimeve.

Kujtojmë që ndeshjen e fundit që këto dy skuadra e luajtën njëra me tjetrën u mbyll me fitore të Interit me rezultatin minimal 1:0./Lajmi.net/