Këto 11 thënie thuajani vetes kur çdo gjë shkon keq në jetën tuaj

Ndonjëherë duket sikur çdo gjë po shkon keq, pavarësisht përpjekjeve tona për t’i bërë gjërat në mënyrën e duhur.

Lifestyle

22/02/2017 00:45

Kjo ndjenjë e keqe na bënë të besojmë se ne nuk mundemi ta kontrollojmë jetën tonë dhe t’i ndryshojmë situatat e këqija në të cilat ndodhemi. Herën tjetër kur ndiheni të frustruar dhe nuk keni asnjë shpresë për jetën, vetëm mbajini në mendje këto thënie:

1.Ndonjëherë ajo çka në të vërtetë iu duhet,  është të flisni me një katër vjeçar dhe me një 84 vjeçar për ta kuptuar jetën sërish.

2.Nëse mendoni se në këtë jetë nuk keni për çka të jeni falënderues, vetëm mendoni në pulsin tuaj të zemrës që ende rrah.

3.Gjithmonë mbajeni në mend se situata jote e tanishme nuk është destinacioni yt i fundit. Më e mira është duke ardhur për ty.

4.Kur jeta është e ëmbël thuaj falemnderit dhe festo. Kur jeta është e hidhur, thuaj falemnderit dhe rritu.

5.Nganjëherë gjërat e këqija që na vinë në jetë bëhen thjesht e kaluara e gjërave të mira që po na vijnë .

6.Kujto çdo ditë nga një detaj pozitiv, edhe nëse nganjëherë do të të duhet të kërkosh shumë për një gjë pozitive.

7.Jeta nuk duhet të jetë perfekte që të jetë e mrekullueshme.

8.Ju jeni gjithmonë vetëm një hap larg ndryshimit në jetë.

9.Pavarësisht si ndiheni-ngritu në këmbë, vishu, dëshmohu dhe kurrë mos u dorëzo.

10.Sa më shumë që po plakem aq më shumë po e kuptoj se askush nga ne nuk e ka idenë se çka po bën këtu, vetëm pretendon se di.

11.Të menduarit e tepërt do t’ua shkatërroj gjendjen tuaj emocionale. Kështu që veç merrni frymë dhe lëreni të shkoj, shkruan Power of Positivity, transmeton GazetaBlic.com