Këtë super-formacion me plot yje ka mundur ta ketë Arsenali sot
Arsenali ka mundur të ketë një ekip ëndrrash sot.
Sport
Shumë lojtarë të mëdhenj, në vitet e para të karrierës në një apo mënyrë tjetër, janë lidhur me një transferim te Arsenali.
Në mesin e tyre përmendet emra si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Zlatan Ibrahimovic. Këta dy të fundit, kanë mbetur jashtë këtij formacioni të bërë nga ‘talksport’, përcjell lajmi.net.
Por, edhe pa Ibrën dhe Messin, formacioni duket i jashtëzakonshëm me lojtarë tjerë që sot janë yje në skuadrat ku aktivizohen.
Formacionin që ka mundur ta ketë Arsenali nëse do të transferonte këtë futbollist sipas ‘talksport’: Buffon, Juanfran, Kompany, Varane, Sidibe, Bale, Alonso, Hazard, Suarez, Higuain dhe Ronaldo.