Këta yje të Real Madridit do mungojnë në “El Clasico”

Real Madrid në ndeshjen e radhës do përballet me Barcelonën në "Camp Nou".

Sport

20/10/2021 10:43

“Los Blancos” janë shumë të motivuar për këtë takim, duke marrë parasysh fitoren e thellë kundër Shakhtar Donetsk (0-5), transmeton lajmi.net.

Por, gjiganti spanjoll do jetë pa disa nga yjet kryesorë në këtë takim, si Gareth Bale, Luka Jovic, Dani Ceballos dhe Isco.

Bale u lëndua në ndeshjen ndaj Celta Vigos me 12 shtator dhe nuk do kthehet para muajit nëntor, nëse jo më shumë.

Ndërsa, Ceballos pësoi lëndim në gju gjatë detyrës me Spanjën në Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe pritet të rikthehet vitin tjetër.

Isco pësoi goditje në shpinë gjë që bëri të mungojë ndaj Espanyol, kurse nuk ishte me skuadrën as ndaj Shakhtar Donetsk.

Sa i përket, ‘dështakut’ serb Jovic, ka pësuar lëndim në gju, mirëpo edhe nëse arrin të bëhet gati, Ancelotti pritet të mos i jap minuta, siç bënë në shumicën e ndeshjeve.

Ndërkohë, në dyshime për këtë ndeshje mbesin edhe Eden Hazard dhe Dani Carvajal./Lajmi.net/