“Këta që nuk ia duan të mirën arsimit!” – Kuvendi pa kuorum për statutin e ri të Universitetit të Prishtinës

Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum në vendimmarrje për të miratuar statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Megjithëse në sallën plenare ishin të pranishëm 62 deputetë të mazhorancës në votim morën pjesë vetëm 54. Në fjalimin e saj, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha statuti i ri do të përmirësojë cilësinë…

Lajme

23/05/2024 20:02

Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum në vendimmarrje për të miratuar statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Megjithëse në sallën plenare ishin të pranishëm 62 deputetë të mazhorancës në votim morën pjesë vetëm 54.

Në fjalimin e saj, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha statuti i ri do të përmirësojë cilësinë në Universitetin e Prishtinës dhe do të fuqizojë të drejtat e studentëve.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës së sotme plenare.