Aksidenti i mbrëmshëm ua mori jetën dy të rinjve, njëri 21 vjeç tjetri 29

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Aksidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku ndër të tjerash u theksua se një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore u përfshinë në aksident. “Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”…

Lajme

22/10/2024 08:24

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku ndër të tjerash u theksua se një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore u përfshinë në aksident.

“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore”, u tha nga Policia e Kosovës.

E si shkak i këtij aksidenti humbën jetën dy të rinj.

21 vjeçari Ardi Parallaga nga Lugishta e Hasit dhe 29 vjeçari Flurim Parallangaj.

Fotografitë e viktimave i publikoi edhe drejtori i Kulturës në Komunën e Prizrenit, Adem Morina.

Morina ka shprehur ngushëllime për familjen, në këtë rast të rëndë.

“Aksidenti tragjik që la  të vdekur dy të rinjtë .Flurim Parallangaj 29 vjeçar dhe  Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lugishta  e Hasit. Ngushëllime familjeve Parallangaj🙏”

E nga ky aksident të lëndaur kanë mbetur edhe tre persona./Lajmi.net/