Këta janë pleshtat që jetojnë në fytyrën tuaj

Nëse keni ndjerë ndonjëherë sikur diçka iu lëvizë në fytyrë, mund të mos ketë qenë vetëm imagjinata juaj.

Fun

03/02/2021 11:21

Mund të iu bëjë të ndjeheni të frikësuar, por është thuajse e sigurt se ju keni pleshta që jetojnë në poret e fytyrës tuaj, shkruan lajmi.net.

Ajo njihen si Demodex ose si pleshti i qerpikëve.  Thuajse çdo person i rritur ka një popullatë të tërë të tyre në fytyrë.

Ata janë thuajse plotësisht transparent dhe shumë të vogël për tu parë me sy të lirë. Janë rreth 0.3 milimetra të gjatë.

Këta pleshta janë të lidhur me pleshtat e qenve, morrat dhe në lidhje të largët, me merimangat.

Ato nuk janë të rrezikshme, dhe jetojnë në pjesë të ndryshme të fytyrës. Zakonisht zgjedhin pjesët më të yndyrshme të fytyrës për ta populluar.

Jetëgjatësia e tyre është rreth 2 jave. Ato shumicën e kohës e kalojnë duke u ushqyer në yndyrën natyrale të fytyrës tuaj. Është e pamundur që ti heqësh nga fytyra.

Nëse fytyra mbipopullohet me këtë lloj të pleshtave, mund të keni probleme me lëkurën. Kjo ndodhë te personat që kanë një imunitet shumë të dobët, p.sh. ata që kanë pasur transplanto organesh, personat në kemoterapi, personat e sëmurë me SIDA, etj. /Lajmi.net/