Këta janë 6 deputetët e zgjedhur të AAK-së, Agim Çeku nuk siguron ulëse shkaku i kuotës gjinore

KQZ ka procesuar 100 për qind të votave, pas përfundimit të numërimit të votave me postë. Tashmë dihen emrat se kush do të jenë deputetë në legjislaturën e re, transmeton lajmi.net. AAK, si fuqia e katërt politike në Kosovë, do të përfaqësohet me 6 deputetë në Kuvendin e ri. Përkundër që mori 18 mijë e…

Lajme

09/01/2026 09:33

KQZ ka procesuar 100 për qind të votave, pas përfundimit të numërimit të votave me postë.

Tashmë dihen emrat se kush do të jenë deputetë në legjislaturën e re, transmeton lajmi.net.

AAK, si fuqia e katërt politike në Kosovë, do të përfaqësohet me 6 deputetë në Kuvendin e ri.

Përkundër që mori 18 mijë e 372 vota, Agim Çeku nuk siguroi ulëse shkaku i kuotës gjinore.

Ai ishte në top 5-shen e më të votuarve në AAK, por Albana Bytyqi për shkak të kuotës gjinore zuri vendin e Çekut.

Këta janë 6 deputetët e AAK-së:

1.RAMUSH HARADINAJ – 43,997 Vota
2. DAUT HARADINAJ – 26,610 Vota
3. BESNIK TAHIRI – 26,423 Vota
4.BEKË BERISHA – 19,789 Vota
5. TIME KADRIJAJ – 16,927 Vota
6.ALBANA BYTYQI – 9,830 Vota./lajmi.net/