Këta dy futbollistë luanin gjithmonë me Allegrin, Sarri i nxjerrë në shitje nga Juventus
Massimiliano Allegri përgatitet për ta filluar aventurën e tij të re si trajner i Juventusit.
Sport
Maurizio Sarri ka bërë të ditura kërkesat e tij se cilës futbollistë duhet të largohen nga Juventus, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Romeo Agresti nga “Goal Italia” ka bërë të ditur se trajneri i ri i Bianconerëve u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk llogarit në dyshen Mario Mandzukic dhe Sami Khedira, transmeton lajmi.net.
Ylli kroat dhe mesfushori gjerman ishin dy futbollistë që kishin hapësirë të madhe për lojë në formacionin e ish trajnerit Massimiliano Allegri.
Por, Sarri ka vendosur t’i shesë për të financuar blerje të reja gjatë kësaj vere. /Lajmi.net/