Këta 3 këngëtarë shqiptarë kënduan në dasmën e Arlind Ajetit (Foto)
Mbrojtësi i ekipit italian Frosinone dhe i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti me 11 qershor të vitit të kaluar ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me Pranverën.
ShowBiz
Arlindi është edhe baba i një djali i cili është fryt i dashurisë me bashkëshorten e tij, shkruan lajmi.net.
Dasma e tij u zhvillua verën e kaluar në Prishtinë ku kishte shumë të ftuar.
Ndërsa për muzikën janë kujdesur tre këngëtarë të njohur shqiptarë. Bëhet fjalë për Shyhrete Behlulin, Ermal Fejzullahun dhe Sinan Vllasaliun të cilët argëtuan të pranishmit në dasmën e Arlindit./Lajmi.net.
