Kessie i vendosur të presë për regjistrim te Barça deri në javën tjetër

Franck Kessie është i vendosur që të presë deri në javën e ardhshme për regjistrim te skuadra e Barcelonës. Anipse nga dita e shtunë ai mund të largohet me parametra zero, këtë gjë nuk e ka ndërmend ta praktikojë. Mesfushori erdhi nga Milani pasi i skadoi kontrata me “kuqezinjtë” dhe s’e ka ndërmend të largohet…

Sport

12/08/2022 07:55

Franck Kessie është i vendosur që të presë deri në javën e ardhshme për regjistrim te skuadra e Barcelonës.

Anipse nga dita e shtunë ai mund të largohet me parametra zero, këtë gjë nuk e ka ndërmend ta praktikojë.

Mesfushori erdhi nga Milani pasi i skadoi kontrata me “kuqezinjtë” dhe s’e ka ndërmend të largohet nga “Camp Nou”, transmeton lajmi.net.

Situata sa u përket regjistrimeve është ende shqetësuese në Barcelonë.

Alternativa të ndryshme që janë menduar për të dalë nga kjo krizë ende nuk janë vënë në shfrytëzim. /Lajmi.net/