Kështu shkep para Blerim Destani (Foto/Video)

Derisa vazhdon të jetë beqar, Blerim Destani po argëtohet në ndeja të të tjerëve.

ShowBiz

25/07/2016 20:05

Është njëri ndër aktorët më të pëlqyer, dhe i adhuruari i shumë femrave, por ai si duket ka vendosur që edhe për një kohë të rri vetëm, të paktën nuk ka deklaruar se ekziston dikush që ia ka rrëmbyer zemrën, shkruan lajmi.net.

Kanë qarkulluar fjalë për një lidhje të mundshme të tij me këngëtaren Bebe Rexha, por ai e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se janë thjesht shokë.

Duke pasur parasysh se është i biri i biznismenit Lazim Destani, i cili zotëron biznese anembanë botës, nuk ka se si të mos ketë para për të ju shkepur daullexhinjve.

Ai ka ndarë me ndjekësit fotografi e video nga një ndejë me gjasë familjare, mirëpo konkretisht nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, vetëm shihet se Blerimi po argëtohet goxha./lajmi.net

https://www.instagram.com/p/BISenWxA1Pj/

https://www.instagram.com/p/BISpiomgM9h/?taken-by=blerimdestani