Kështu pritet të duket stadiumi ‘Skënderbeu’ në Korçë pas transformimit
Korçë, finalja e garës ndërkombëtare për hartuesin e projektit të Stadiumit ‘Skënderbeu’ si një destinacion i ri zhvillimi ekonomie, biznesi dhe argëtimi. Stadiumi ‘Skënderbeu’ dhe Pallati i Sportit në Korçë, do të shndërrohen në në qendra të reja për qytetin, ku jeta sportive do të marrë hov dhe do të zhvillohet përgjatë gjithë ditës dhe…
Sport
Korçë, finalja e garës ndërkombëtare për hartuesin e projektit të Stadiumit ‘Skënderbeu’ si një destinacion i ri zhvillimi ekonomie, biznesi dhe argëtimi.
Stadiumi ‘Skënderbeu’ dhe Pallati i Sportit në Korçë, do të shndërrohen në në qendra të reja për qytetin, ku jeta sportive do të marrë hov dhe do të zhvillohet përgjatë gjithë ditës dhe vitit.
Tashmë është shpallur gara për hartuesin e projektit të Stadiumit ‘Skënderbeu’ si një destinacion i ri i zhvillimit ekonomik, percjellë lajmi.net.
Stadiumi do të transformohet në një kompleks sportiv me shërbime të ndryshme, duke ndjekur modelin e suksesshëm dhe shumë funksional të Stadiumit ‘Air Albania’.
Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka, se investimi në këtë stadium do të jetë një vlere e shtuar e infrastrukturës sportive ne vend.
Ai u ka bërë thirrje te gjithë zyrtarëve të pushtetit vendor që në bashkëpunim me FSHF-n, të bëhen pjesë e projektit “100 fushat” për të cilat ka nevojë çdo komunitet./Lajmi.net/