Kështu ndëshkohen njerëzit në Indonezi për mosmbajtje të maskës

Dy burra në Indonezi janë ndëshkuar nga policia me pompa në rrugë, pasi nuk po mbanin maskën.

Fun

03/12/2020 23:33

Fotot janë shkrepur në Banda Aceh, qytetin më të madh indonezian. Ndëshkime të tilla si kjo e pompave janë për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë gjobat e mëdha të vendosura nga autoritetet indoneziane.

Ndëshkime të tjera janë pastrimi i rrugëve ose qëndrimi shtrirë në diell për 30 minuta. Një nga ndëshkimet më ekstreme ka qenë hapja e varreve për viktimat e koronavirusit, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë rëndësinë që kanë masat kundër përhapjes së pandemisë.