Kështu ndalet Ronaldo

Gjermania e pati një plan të thjeshtë, por që funkisonoi për mrekulli, për ta ndalur Cristiano Ronaldon. Ylli portugez nuk u ndie gjatë duelit të djeshëm, teksa vija e mbrojtjes gjermane u përqendrua komplet tek ai.

Sport

17/06/2014 11:03

Benedikt Howedes e ka përgëzuar Gjermaninë për planin e thjeshtë dhe të efektshëm për ta ndalur Cristiano Ronaldon, në fitoren 4:0 të regjistruar të hënën, në kuadër të Grupit G në Botëror, ndeshje kjo që u zhvillua në Salvador.

Ylli i Real Madridit luajti nga minuta e parë në Arena Fonte Nova, por nuk tregoi asgjë, edhe pse portugezët luajtën me një lojtar më pak në pjesën më të madhe të lojës, pas ndëshkimit me karton të kuq të Pepes, pasi e goditi me kokë Thomas Mullerin.

“E kishim një plan të thjeshtë. Ishim 11 lojtarë në fushë dhe duhet të fokusohesh tek të gjithë ata, për t’i ndalur lojtarët individualë perfektë që i kanë”, deklaroi fillimisht Howedes për Goal.com.

“Mirëpo, gjithashtu, vija e mbrojtjes i mbajtën sytë e hapur dhe u përqendruan tek Ronaldo dhe e ruajtën mirë atë” vazhdoi ai.

Futbollisti i Schalkes e lavdëroi edhe bashkëlojtarin Muller, i cili realizoi tre gola për gjermanët, të cilët konsiderohen një prej favoritëve për ta fituar Botërorin.