Kështu mund t’i ktheni postimet që i keni fshirë në Instagram

Instagram është duke e lëshuar një veçori të re sot, e cila i lejon përdoruesit që t’i kthejnë postimet e fshira më parë si fotot, videot, storjet dhe më shumë.

Auto & Tek

02/02/2021 22:42

Veçoria e re e Instagramit është e njohur për përdoruesit e Apple sepse është e ngjashme me albumin e aplikacionit Photos në iOS, ku mbahen fotot e fshira edhe për 30 ditë të tjera, përpara se të fshihen përgjithmonë nga celulari, shkruan Lajmi.net.

Kjo veçori do të jetë shumë e dobishme, pasi që shumë përdorues janë ankuar se kanë fshirë aksidentalisht një foto, video apo storje dhe nuk kanë mundur ta kthejnë përsëri. Lajmin për veçorinë e re e bëri të ditur The Verge sot.

Si t’i ktheni pra postimet e fshira në Instagram?

  • Në Instagram, prekeni kutinë e profilit në pjesën e poshtme të qoshit të djathtë
  • Prekeni ikonën me tri vija në pjesën e lartë, qoshi i djathtë
  • Zgjedhni Settings
  • Prekeni Recently Deleted (nëse nuk ju shfaqet, do t’ju shfaqet së shpejti)
  • Zgjedhni një postim/video/storje dhe prekni Restore