Kështu mund ta zhdukni mykun nga çdo sipërfaqe e shtëpisë

Myku është një produkt natyral i një mjedisi të lagësht – por kjo nuk do të thotë që ju doni të mbani atë në shtëpinë tuaj.

Fun

16/01/2021 10:31

Në vend që të përdorni kimikate të ashpra, si zbardhues për ta dëbuar, ka mënyra natyrale për ta vrarë duke mos dëmtuar familjen tuaj, kafshët shtëpiake ose mjedisin.

Uthull: Ju mund ta holloni me ujë për të prerë aromën e fortë. Ajo funksionon më së miri si një vrasës myku kur spërkatet drejtpërdrejt nga një shishe në zonën e lagështisë. Lëreni për disa orë, pastaj pastroni mykun me një furçë. Nëse era e uthullës ju shqetëson, shtoni disa pika vaj esencial, por dijeni se aroma e fuqishme do të zhduket avash-avash dhe nuk ngel brenda në shtëpi. Studimet kanë treguar që uthulla e bardhë vret 82 për qind të sporeve të mykut, si dhe viruseve dhe baktereve. Uthulla gjithashtu mund të parandalojë mykun nëse e spërkatni në sipërfaqe dhe e lini të thahet.

Ekstrakt i farës së agrumeve dhe uji: Ekstrakti i farës së agrumeve (siç është grejpfrut) nuk ka erë.

Hidhni rreth 20 pika ekstrakt me 2 gota ujë, përziheni në një shishe dhe spërkateni mbi myk dhe mos e shpëlani.

Peroksidi i hidrogjenit: Spërkatni tre për qind peroksid hidrogjeni nga një shishe në sipërfaqen e mykur dhe lëreni për rreth 10 minuta. Pastaj fshini me një leckë të lagur për të hequr sporet e mykut të mbetur. Ju gjithashtu mund të përdorni peroksid hidrogjeni dhe uthull së bashku, dhe më pas ruajeni shishen në një zonë të errët (pasi drita prish fuqinë e peroksidit të hidrogjenit).

Sode buke: Përdoret me uthull dhe ujë ose vetëm me ujë, soda e bukës është e efektshme në largimin e mykut në mënyrë natyrale. Shpërndani sodën në ujë ose në ujë dhe uthull dhe spërkateni në sipërfaqe. Lëreni të thahet, pastaj pastroni dhe fshijeni me një leckë të lagur. Soda e bukës është një dezinfektues natyral dhe shumë i butë, kështu që kjo zgjidhje do të pastrojë mykun pa lënë pas një aromë.