Kështu ia bëjnë rusët me lopët e tyre që t’ua rrisin sasinë e qumështit
Një grup fermerësh në Rusi iu ka vendosur lopëve të saj mjete të realitetit virtual në përpjekje për t’ua ulur ankthin.
Fun
Fermerët mori sistemet VR të adaptuara për “kokën dhe strukturën e kafkës së lopëve” dhe të cilëve iu është shfaqur “një program unik simulimi ku shfaqen livadhet gjatë muajve të verës”, transmeton lajmi.net.
Testet fillestare raportuan një rritje të “disponimit të përgjithshëm të lopëve.
Sipas një deklarate të leshura nga ministria, eksperimenti u realizua në fermën RusMoloko në distriktin Ramensky të Moskës.
“Shembujt nga ky eksperiment tregojnë se në një atmosferë më të qetë, sasia e ndonjëherë edhe cilësia e qumështit rritet në mënyrë të jashtëzakonshme,” potencohet në deklaratë.
Hulumtuesit do të ekzaminojnë më në hollësi gjetjet e këtij programi afatgjatë. /Lajmi.net/