Kështu i zhbllokoni hundët brenda pak minutash

Një nga simptomat më të bezdisshme të gripit është padyshim bllokimi i hundëve.

Lifestyle

28/02/2019 14:42

Sipas ‘Prevention’ ekzistojnë disa mënyra që mund t’iu ndihmojnë t’i zhbllokoni hundët, pa përdorur ndonjë trajtim specifik, qoftë përmes medikamenteve apo trajtimeve natyrale, transmeton aljmi.net..

Truku i parë: “Trokitja” e gjuhës.

Vendosni majën e gjuhës afër dhëmbëve dhe më pas shtypni fortë pjesën mes vetullave. Përsëriteni të njëjtin veprim përreth 20 sekonda.

Truku i dytë: Mbajtja e frymës

Vendosni kokën mbrapa dhe mbani frymën sa më shumë që të mundeni. Kur filloni të merrni frymë lirshëm, sinuset do të jenë pastruar, si rezultat.

Urojmë që këto metoda të funksionojnë dhe ta bëni gjumin rehat në mbrëmje.

Në rast se nuk i kuptuat, atëherë ndiqeni videon për instruksione të vizualizuara. /Lajmi.net/

YouTube player