Kështu e uron Adrola Dushi nënën për ditëlindje

Bukuroshja shqiptare, Adrola Dushi ka ndarë një gëzim me ndjekësit.

ShowBiz

24/10/2018 21:39

Ajo ka postuar një fotografi në Instagram e cila tregon se nëna e saj feston sot ditëlindjen, shkruan lajmi.net

“Ditëlindja e mbretëreshës sime”, janë fjalët e modeles bashkangjitur imazhit me nënën dhe djalin e vetëm, Troin.

Modelja shqiptare është mjaft e dhënë pas familjes ku shpesh në rrjete sociale publikon imazhe me të afërmit e saj.

Adrola kohëve të fundit po qëndron në New York ku po punon në projekte të reja. Ajo është pa dyshim një prej modeleve më të bukura shqiptare dhe këtë e ka dëshmuar gjithnjë. /Lajmi.net/