Kështu e përjetoi humbjen nga Fenerbahce legjenda e Unitedit (FOTO)
Manchester United ka regjistruar një tjetër paraqitje të dobët, duke u mposhtur kësaj here në Europa League nga Fenerbahce me rezultat 2:1.
Sport
Kjo humbje ka zhgënjyer njërin nga lojtarët më të mirë që ka pasur Unitedi viteve të fundit, ish mesfushorin Paul Scholes.
Scholes ka qenë i ftuar si analist i ndeshjes në BT Sport, dhe në vend që të mbante ndonjë shënim për ndeshjen, ai ka shprehur haptas frustrimin e tij në një fletë që ka pasur para tij, duke shkruar pa kontroll në të, shkruan lajmi.net.