Kështu duket sot fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” që u investuan 1.3 milionë euro

Fusha e stadiumit Fadil Vokrri vazhdon të jetë i mbyllur, në pritje të rritjes së barit në fushë. Në këtë fushë ishin investuar 1.3 milionë euro për ta bërë atë hibride. Por pas investimit stadiumi ishte i hapur për ndeshje dhe kreu i FFK-së, Agim Ademi kishte thënë se fusha është shumë e mirë. Por…

Sport

21/09/2024 12:53

Fusha e stadiumit Fadil Vokrri vazhdon të jetë i mbyllur, në pritje të rritjes së barit në fushë.

Në këtë fushë ishin investuar 1.3 milionë euro për ta bërë atë hibride.

Por pas investimit stadiumi ishte i hapur për ndeshje dhe kreu i FFK-së, Agim Ademi kishte thënë se fusha është shumë e mirë.

Por pas pak ndeshjeve të zhvilluar filluan ankesat e më pas edhe kritikat e analistëve, kjo bëri që fusha të ri inspektohet nga ekspertët, të cilët konstatuan se fusha nuk është në gjendjen më të mirë dhe se stadium duhet të mbyllur edhe për disa javë në pritje të rritjes së barit.

Tani kur stadiumi është i mbyllur në pritje të rritjes së barit, kreu i FFK-së, Agim Ademi ka transmetuar pamje drejtpërdrejtë nga stadiumi “Fadil Vokrri”.