Kështu duket renditja për Këpucën e Artë në fazën finale të sezonit

Kampionatet elitare në Evropë kanë hyrë në fazën finale të sezonit, dhe gara për Këpucën e Artë sa shkon e bëhet më interesante.

Sport

04/05/2019 08:41

Këtë vit, Lionel Messi shihet si favorit për të triumfuar, kur deri më tani ka arritur të shënoi 34 gola në La Liga.

Argjentinasi, ka katër gola më shumë të shënuara sesa ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, i cili së fundi është dënuar me tri ndeshje mos lojë nga Komisioni Disiplinor i Ligue 1.

Renditja vazhdon me Fabio Quagliarellan e Sampdorias, dhe Mbaye Diagne.

Cristiano Ronaldo me golin e shënuar në derbi kundër Torinos, tani renditet në vendin e gjashtë, me gjithsejtë 21 gola.

Renditja për Këpucën e Artë të Evropës:

Lionel Messi | Barcelona 34 gola (68)

Kylian Mbappe | PSG | 30 gola (60)

Fabio Quagliarella | Sampdoria | 23 gola (46)

Mbaye Diagne | Kasimpasa / Galatasaray | 28 gola (42)

Luuk de Jong | PSV | 28 gola (42)

Cristiano Ronaldo | Juventus | 21 gola (42)

Robert Lewandowski | Bayern Munich | 21 gola (42)

Duvan Zapata | Atalanta | 21 gola (42)

Krzysztof Piatek | Genoa / AC Milan | 21 gola (42)

Luis Suarez | Barcelona 21 gola (42)

/Lajmi.net/