Kështu duket dizajni i ri i Facebook-ut në telefon
Facebook ka zyrtarizuar planet për ridizajnim komplet të websajtit të saj tepër popullor.
Auto & Tek
Edhe pse ndryshimet në uebsajte nuk janë të rralla, ridizajnimet e Facebook tërheqin shumë vëmendje.
Kjo për shkak të famës së uebsajtit dhe se sa ikonike janë logot e saja.
Këto janë fotot e para se si do të duket Facebook.
Facebook njofton përdoruesit se këto ndryshime të mëdha vërehen në uebsajt si dhe në aplikacion, shkruan The Verge përcjellë Klan Kosova.
Së shpejti mbi 1 miliard përdorues të këtij rrjeti social do t’i shohin ndryshimet që do të bëhen.
Në ndërkohë Koorporata e menaxhuar nga Mark Zuckenberg, do të japë detaje në vazhdim lidhur me këtë ri-dizajnim.
Nga viti 2004 kur është themeluar “Facebook” ka pësuar ndryshime të shumta.