Kështu duket aplikacioni ‘FaceApp’ për vetura

Aplikacioni viral FaceApp është një program për smartfonë që merr dukjen e një përdoruesi dhe përdor inteligjencën artificiale për të ndryshuar atë dhe për të përshkruar se si do të duket kur të plaket.

Auto & Tek

01/08/2019 09:18

Ai u bë famëkeq pasi u pohua se programuesit rusë ndërtuan aplikacionin për të vjedhur foto nga njerëzit, transmeton lajmi.net.

Ndoshta do ishte më argëtuese ta përdorësh atë lloj tipari në një makinë për të krijuar modele që industria thjesht nuk do t’i shohë kurrë.

E ndërtuar nga J.B. Cars përmes Instagram-it, ky aplikacion arrin të përshkruajë pjesën e përparme të një Lamborghini Urus të ngjitur mbi trupin e një Audi TT.

Ndiqini disa nga variacionet e tjera që ka ofruar ky aplikacion në fotografitë e mëposhtme. /Lajmi.net/