Këshilltarja ligjore evropiane: Lejohet ndalimi i shamisë në punë
Një eksperte e Gjykatës Evropiane për Drejtësi ka thënë se punëdhënësit në BE mund ta ndalojnë në mënyrë të ligjshme bartjen e shamisë në kokë nga pjesëtarët myslimane të stafit.
Bota
Sipas të njëjtës kjo lejohet nëse ndalesa mbështetet në një “politikë të neutralitetit fetar dhe ideologjik” brenda kompanisë, njofton rel.
Juliane Kokott, avokate e përgjithshme në këtë gjykatë e ka publikuar këtë opinion sot pasi një gjykatë belge ka kërkuar sqarime për atë se çfarë ndalohet sipas ligjeve kundër diskriminimit.
Në rastin belg, një kompani e kishte përjashtuar nga puna një recepcioniste pasi ajo kishte insistuar në bartjen e shamisë gjatë orarit të punës.
Samira Achbita, e cila pretendon se është diskriminuar në bazë të besimit fetar, e ka humbur rastin në dy gjykata belge ndërsa rasti tani gjendet në gjykatën e Kasacionit. Kjo e fundit ka kërkuar sqarime nga Gjykata Evropiane për Drejtësi.
Mendimi i Kokott nuk është detyrues, ndërsa tani gjykatësit e Gjykatës Evropiane për Drejtësi do të dalin me qëndrim final rreth rastit.