Këshilltari i Pacollit reagon për heqjen e fotos së presidentit të tij nga Jahjaga
Këshilltari i zv/kryeministrit në detyrë Behgjet Pacolli, i cili njëherësh është edhe president i AKR-së, Jetlir Zyberaj ka reaguar në FB për arsyen se presdidentja e vendit, Atifete Jahjaga e paska hequr foton e Pacollit në Presidencë.

Lajme
I revoltuar me këtë, Zyberaj madje ka bërë edhe fyerje në adresë të Presidentes, duke shkruar që “nuk e di nëse dikush në këtë Kosovë, ose së paku nuk më ka rënë ta dëgjoj as privatisht, e as publikisht në cilëndo media, të ketë thënë që ndjehet krenar me presidenten Atifete Jahjaga”.
“E në anën tjetër ajo kushtetushmërisht, përfaqëson unitetin tone, mes shumë kompetencash tjera kushtetuese të cilat ajo lërë që si ka ushtruar kurrë, por edhe ceremonialisht kur i ka rënë t’i ushtroj, të ka detyruar ta ndërrosh kanalin”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, “si mund të mos ndjehesh në siklet si shikues, qytetar, a politikan i këtij vendi, teksa dëgjon një kryetar serb komune teksa në hundët e Presidentes së Republikës, përqon mesazhe diskredituese për krejt vendin, e qe besa edhe për vet Jahjagën, e kjo u fundit buzëqesh totalisht pa takt??!!!”
“Në fakt ka një mori gjërash që nuk shkojnë në këtë mes. Por ajo që më bëri përshtypje sot, është një sekuencë në zyret e presidencës, vend ky që Jahjaga as nuk do ta ëndërronte sikur, pararendësi i saj, ish Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, të mos i lëshonte rrugë. Rrugën që mundësoi Atifeten dhe stabilitetin politik të Kosovës”, shkruan tutje ai.
Këtë gjë, sipas tij, stafi i saj dhe vet Presidentja e Kosovës sikur e kanë harruar.
“Nejse, ky është percepsion individual i gjithësecilit. Ama, të heqësh fotografinë e një ish presidenti të Kosovës, nga ambientet të cilat janë të paracaktuara për këtë gjë përbën edhe një shkelje të një kodi, moral, protokolar, ligjor etj… Do të thotë, përtej një kodi moral te gjithësecilit, ketu kemi të bëjmë më një rregull të përgjithshme të një institucioni. Presidencës në rastin konkret. Kjo gjë nuk i përket Behgjet Pacollit. Fundja pak i bënë atij dhe njerëzve rreth tij për atë se çka Atifete Jahjaga ndjen. Por mua më intereson, pse u hoq fotografia e tij nga radha e ish Presidentëve të Republikës? Kush e autorizoi heqjen dhe cili ishte motivi? Kjo përbën shkelje, dhe në këtë instancë, kush bëri shkeljen?”, thekson nder tjerash Zyberaj.
Zgjedhjen e Behgjet Pacollit për president të Kosovës, për arsye të shkeljeve të kushtetutshmërisë, e ka anuluar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke e shpallur aktin e Kuvendit të Kosovës si akt inekzistent dhe të pavlefshëm.