Sipas liderit të AAK-së, Limaj është në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin, të cilin ai e ka quajtur mashtrues.
Këshilltari i Limajt i reagon Haradinajt: Votat e NISMA-s e bënë atë kryeministër në 2017
Këshilltari i Fatmir Limajt, Albert Maxhuni, i ka reaguar Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit deklaroi se nuk i dua votat e Limajt edhe nëse jeta ime varet nga ato. Përmes një postimi në Facebook, Maxhuni ia ka rikujtuar Haradinajt kohën kur NISMA e kishte ndihmuar atë të bëhet kryeministër, ndërsa më vonë Haradinaj e…

Lajme
Këshilltari i Fatmir Limajt, Albert Maxhuni, i ka reaguar Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit deklaroi se nuk i dua votat e Limajt edhe nëse jeta ime varet nga ato.
Përmes një postimi në Facebook, Maxhuni ia ka rikujtuar Haradinajt kohën kur NISMA e kishte ndihmuar atë të bëhet kryeministër, ndërsa më vonë Haradinaj e kishte lënë NISMA-n pa grup parlamentar.
“Le t’i kujtojë dikush z. Haradinaj se fjala e Limajt dhe votat e NISMA-s e bënë Kryeministër në vitin 2017, ndërsa ai, si “mirënjohës”, e rrëzoi Qeverinë pa u konsultuar me partnerët (për dorëheqjen u njoftuam vetëm në mbledhje të Qeverisë). Ndërsa në vitin 2019, e la NISMËN pa grup parlamentar”, thuhet në postimin e Maxhunit në Facebook.
Haradinaj deklaroi sot se ka përfunduar bashkëpunimin me NISMËN duke e akuzuar Limajn se e ka prishur “marrëveshjen”.