Këshilltari i Kurtit për dorëheqjen e Aliut: Largimi yt është i rëndë për secilin aktivist të mirëfilltë

Ministri i deritanishëm i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e tij. Kjo dorëheqje e tij ka ardhur pasi siç thot Aliu, është emëruar kryetar i Kuvendit, Dimal Basha. “Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te…

Lajme

27/08/2025 14:53

Ministri i deritanishëm i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e tij.

Kjo dorëheqje e tij ka ardhur pasi siç thot Aliu, është emëruar kryetar i Kuvendit, Dimal Basha.

“Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim. Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, ka shkruar sot Aliu kur ka njoftuar për dorëheqjen e tij.

Në postimin e tij, mbarësi e suksese i ka uruar këshilltari politik i Albin Kurtit dhe aktivisti i VV-së, Erzen Vraniqi.

“Liburn, largimi yt sa i rëndë për ty, është po aq i rëndë për secilin aktivist të mirëfilltë. Të priftë e mbara shok!”, ka shkruar Vraniqi në koment.

Liburn Aliu dhe askush nga VV nuk kanë treguar nëse i njëjti është larguar edhe nga partia apo vetëm nga posti i ministrit. /Lajmi.net/