Këshilltari i Kryeministrit tregon a është arrestuar biznesmeni indian që vizitoi Haradinajn

Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se dy vëllezërit Sandesara nga India të cilët po raportohet se janë ndalur sot në Aeroportin e Shqipërisë, Rinas nuk është e vërtet.

Lajme

22/03/2019 18:37

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Matoshi, ka shkruar se të dy vëllezërit indian kanë nënshtetësi shqiptare dhe gëzojnë imazh të mirë publik në Shqipëri.

“Lajmi plot bujë, në disa portale të Prishtinës, për kinse ndalimin me qëllim ekstradimi të dy qytetarëve indianë dhe me shtetësi shqiptare, (shih: Dekreti i shtetit shqiptar) Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara nga Interpol- në Aeroportin e Rinasit, është i paverifikuar dhe ashiqare përkon me fushatën denigruese ndaj Kryeministrit të vendit, duke parë ngritjen e reputacionit dhe besimit popullor për të”, ka shkruar Matoshi.

Sipas Matoshit, nuk ka ndonjë burim kredibil që dëshmon se vëllezërit Sandedars të jenë të kërkuar sipas një urdhri nga një gjykate në Neë Delhi.

“Ngarendja pas klikimeve është vërtet “Maja e Icebergut” po i shtytë disa portale të publikojnë lajme që shpesh del të jenë “Fake Neës” por ekzistojnë ashiqare edhe agjenda të ndryshme edhe të rivalëve politikë të Kryeministrit Ramush Haradinaj, që mësyjnë dëmtimin e rejtingut shumë të lartë në opinionin publik për të”, ka thënë ndër tjera, Matoshi.

“Secili qytetar e biznesmen nga jashtë që vjen zyrtarisht në takim me Kryeministrin, verifikohet dhe filtrohet nga mekanizmat e sigurisë, prandaj ky rregull ka vlejtur edhe për këtë rast. Duke qenë se vëllau i Chetankumar-it është bartës i një urdhri nderi nga Republika e Shqipërisë, Zyra e Kryeministrit nuk e ka pasur asnjë arsye madhore të refuzojë pritjen e tij”, ka përfunduar Matoshi. /Insajderi.com