Këshillat për pastrimin e rrobave që çdo kush duhet t’i dijë

Pastrimi i rrobave është njëra prej punëve më të mërzitshme, por nuk ka asnjë mënyrë se si t'i ikim.

Fun

09/10/2019 13:10

Edhe pse inxhinierët vazhdimisht shpikin paisje të reja shtëpiake, madje ekziston një makinë e cila mund kontrollohet nga distanca, por prapë asgjë nuk e bënë të lehtë këtë proces.

Sipas disa statistikave, gratë shpenzojnë çdo ditë afër 20 minuta duke i pastruar rrobat, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Në këtë artikull, do t’i ndajmë disa këshilla që sado pak do e ulin kohën që shpenzoni duke bërë pastrimin e rrobave.

Përdorni shampo të bebeve, nëse rrobat janë zvogëluar gjatë pastrimit

Përdorni tharëse të flokëve për t’i larguar njollat e vështira

Për t’i hequr njollat e vështira, vendosni pak detergjent dhe më pas përdorni tharësen e flokëve për ta larguar atë.

Pastroni çorapet që janë shumë të papastra me ujë të ftohtë

Nëse aplikoni ujë të nxehtë në çorapet e papastra, papastërtia gjithmonë do të mbet aty.

Përdorni krem për depilim, për t’i larguar njollat e kozmetikës. 

Mos i ndani rrobat për nga ngjyra, por për nga dëndësia e tyre

Rrobat të cilat peshojnë më shumë, absorbojnë edhe më shumë ujë sesa to më të lehtat. Por duhet të i mbani mend dy gjëra:

  1. Rrobat e bardha gjithmonë pastrohen vetëm.
  2.   Dhe temperatura nuk duhet të jetë më shumë se 30 gradë.

Mos përdorni zbutës kur pastroni rrobat e bardha

Gratë të cilat kanë përvojë me pastrimin e rrobave, rekomandojnë në mos përdorimin e zbutësve kur pastroni rrobat e bardha. Kjo sepse, zbutësi nuk i lë të zbardhohen mjaftueshëm.

Mos i thani rrobat për një kohë të gjatë. 

Vendosni aspirinë në makinën larëse nëse dëshironi rroba më të bardha

Në mënyrë që çorapet mos të humbin ndani ato në çanta. Por ekspertët deklarojnë të blini çanta përkatëse për pastrim.

Për ta pastruar lavatriçen përdorni pastrues për gojë, p.sh Listerinë.