Këshilla për tu dobësuar në dimër
Të dobësohesh në dimër është një gjë pothuajse e pamundur. Pamundësia për të dalë dhe lëvizur lirshëm si dhe mungesa në një farë mase e ushqimeve relativisht më të lehta janë dy prej arsyeve që favorizojnë këtë gjë.
Lifestyle
Megjithatë, për ata qe duan me çdo kusht qe te dobësohen edhe gjate muajve te dimrit, me poshtë janë disa këshilla te rëndësishme qe mund t’i keni parasysh.
1. Djegia e kalorive në të ftohtë. Përgjithësisht organizmi i njeriut shpenzon kalori edhe për të mbajtur konstante temperaturën e tij trupore. Mesatarisht sasia e kalorive që përdoren për këtë qellim është rreth 1200. Metabolizmi asimilon lehtësisht nxehtësinë prej ushqimeve të ngrohta, ndërsa për të asimiluar ato me temperaturë më të ulët i duhet të djegë më shumë kalori. I njëjti mekanizëm vepron edhe në rastet kur njeriu është i detyruar të qëndrojë në mjedise më të ftohta. Ndaj këshillohet që edhe temperatura e mjedisit të mos mbahet në nivele të larta. Kjo do të stimulonte organizmin për të djegur më shumë energji.
2. Pini çaj jeshil për të ulur maksimalisht mbajtjen hidrike në inde. I ftohti i dimrit ul nevojën e marrjes së lëngjeve dhe favorizohet mbajtja e ujit në inde për shkak edhe të mungesës së djersitjes. Në pranverë gjithnjë rrezikohemi nga mundësia që të përballemi jo vetëm me disa kile më shumë ujë në trup, por edhe me fenomene të shtuara të celuliteve, këmbëve të fryra dhe të tjera probleme që lidhen kryesisht me estetiken e gjithsecilit. Të gjitha këto janë të lidhura pikërisht me mbajtjen e ujit në inde. Për këtë arsye këshillohen që të pihen sa më shumë lëngje me vlera diuretike dhe në këtë rast në vend të pare qëndron pikërisht i dashuri dhe i bekuari çaji jeshil.
3. Qëndroni larg ashensorëve. Njihet fakti që gjatë dimrit përgjithësisht bie edhe dëshira për të frekuentuar palestrat. Për këtë arsye këshillohet që çdo njeri të përpiqet për të gjetur mënyra të tjera alternative për të kompensuar këtë mangësi të rëndësishme. Në këtë rast, shmangia e ashensorëve dhe mënyrave të tjera dembele të lëvizjes do të ishte një këshillë e vyer për këdo qe është i/e interesuar për tu dobësuar dhe bërë lëvizje fizike.
4. Vetëm çokollata fondente. Gjatë dimrit, dhe veçanërisht në periudhën e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri, dorëzohemi me lehtësisht përpara tundimit për te shijuar veç të tjerave edhe çokollatat. Ne këtë rast përjashtim mund të bëhet vetëm për ato të zeza duke qëndruar sa më larg atyre me qumësht dhe sidomos atyre të bardha.
5. Vetëm produkte integrale. Gjatë dimrit në fakt organizmi ka më shumë nevojë edhe për ushqime që janë të pasura me karbohidrate. Ato na ndihmojnë edhe për tu ngrohur, por edhe për të ushqyer më mirë trurin. Por këshillohet që të shmangen sa më shumë karbohidratet e rafinuara, duke u orientuar vetëm ndaj atyre integrale që janë gjithashtu më shumë të pasura edhe në fibra të domosdoshme. /ikub.al