Kërkon kofshë pule falas, adoleshenti thyen rekordin e Twitter

Një adoleshent i cili kërkonte kofshë pule falas nga një distributor Amerikan në rrjetin social Twitter u shndërruar në cicërimën më të shpërndarë të të gjitha kohërave.

Auto & Tek

10/05/2017 23:42

Carter Wilkerson pyeti distributorin Wendy në Twitter sesa shpërndarje duhet të merrte në mënyrë që të përfitonte falas për një vit kofshë pule dhe kompania ju përgjigj 18 milion.

Cicërima u shpërnda në mënyrë virale me mbi 1 milion herë brenda dy ditësh. U shpërnda gjithashtu nga kompani si Apple Music, Microsoft, Amazon, Google dhe vetë Twitter.

Kompani të tjera replikuan me djaloshin duke i dhënë ofertat e tyre ku spikati United Airlines e cila tha se nëse ai merrte 18 milion shpërndarje do ti garantonin një udhëtim falas në një restorant Wendy që ai përzgjedh.

Rekordin e Ellen DeGeneres e tejkaloi Wilkerson me një total prej 3,430,249 shpërndarjesh. Distributori Wendy tha se do të dhurojë 100,000 dollar për organizatat bamirëse. /PCWorld Albanian