Kërkoi ushqim vegjetarian në McDonald, ajo çfarë mori e bëri atë të qajë

Një kliente në McDonald thotë se është përballur me një breshëri talljesh në Twitter pasi ajo dyshohet se gjeti një pulë në një porosi vegjetariane nga gjiganti i ushqimit të shpejtë.

Fun

03/02/2019 22:19

Eleanor Dix tha se ajo kërkoi ushqim vegjetarian, ndërsa u la në lot pasi e kafshoi dhe zbuloi se ushqimi përmbante mish, transmeton lajmi.net.

Vegjetarianja 18-vjeçare, nga Bristol, u ankua në McDonald’s në Twitter, por ajo vetëm se u tall nga ndjekësit e saj.

Eleanor i tha Bristol Live se ishte e habitur pasi një përdorues i Twitter i kërkoi asaj të “vriste veten” dhe të tjerët dërgonin abuzime seksiste dhe keqtrajtuese drejt saj.

Ajo gjithashtu ka publikuar fotografinë e ushqimit të blerë, duke e bashkëngjitur atë në një shkresë në formë ankese drejt gjigantit McDonald. /Lajmi.net/