Kërkohet shqyrtimi i mundësisë që presidenti të zgjidhet direkt nga populli
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se reforma zgjedhore në Kosovë nga ana e tyre shihet jo vetëm për kah aspekti teknik, por edhe i temave më të mëdha.
Lajme
Këto deklarime i ka bërë kreu i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri.
“Në këtë temë AAK ka një qëndrim më të avancuar jo vetëm trajtimin e problemeve teknike por edhe temave të mëdha”, ka thënë Tahiri.
Ai tha se si temë e parë duhet të shqyrtohet nëse presidenti duhet të zgjidhet drejtpërdrejt.
“Tema e parë është se a duhet presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt, tema e dytë a do të jetë Kosova një zonë apo shumë zona dhe tema e tretë procesi i numërimit të votave a duhet të bëhet në klasë apo në qendër të vendvotimit, forma elektronike apo fizike dhe po ashtu nëse është një listë e hapur a duhet të jetë një tik apo më shumë tika”, ka thënë Tahiri. /Lajmi.net/