Kërkohet nga disa klube, Zakaria vendos ku të transferohet në verë

10:56 | 2 Dhjetor 2021

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria është tejet i interesuar për të kompletuar transferimin te Liverpool.

25-vjeçari ka qenë shumë i rëndësishëm për klubin gjerman këtë sezon, duke zhvilluar 12 paraqitje në të gjitha garat dhe kontribuuar me dy gola dhe një asistim, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Zakarias skadon në qershor dhe zvicerani thuhet se nuk është i interesuar për të rinovuar kontratën.

Disa klube, përfshirë Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe Bayern Munich kanë shprehur interesim për mesfushorin.

Por, sipas El Nacional, Zakaria dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit para ndonjë skuadre tjetër, ngase ëndërron të luajë në “Anfield”.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Monchengladbach, Max Eberl ka pranuar se klubi gjerman është i hapur ta shesë zviceranin në afatin dimëror./Lajmi.net/