Kërkohet caktimi i masës së paraburgimit për pesë policët e dyshuar në rastin në Lipjan, nesër mbahet seanca dëgjimore

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan ka pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë policëve të dyshuar në rastin e vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahut në Lipjan. Kjo Gjykata ka caktuar që nesër në ora 10:30 të mbahet seanca dëgjimore, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës…

Lajme

08/07/2025 18:06

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan ka pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë policëve të dyshuar në rastin e vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahut në Lipjan.

Kjo Gjykata ka caktuar që nesër në ora 10:30 të mbahet seanca dëgjimore, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Lidhur me kërkesën tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan sot ka pranuar kërkesën për caktim të masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj pesë të pandehurve. Seanca dëgjimore është caktuar të mbahet nesër me datë 09.07.2025 në ora 10:30”, thuhet tutje në konfirmim.