Kërkohet angazhim dhe unitet për zgjidhjen e problemeve në tregtinë rajonale

Në Konventën e dytë të Klubit të Prodhuesve që po mbahet në Prishtinë, në panelin e diskutimit për tregtinë rajonale, Nagip Fejzi, kryetar i Forumit Ekonomik Mbarë-Shqiptarë, tha se pa harmonizonin e ligjeve nga shtet rajonale, nuk do të ketë bashkëpunim tregtar rajonal.

Lajme

19/02/2020 11:41

Fejzi tha se shumica e prodhuesve e dinë mirë çfarë ndodhë në doganat tona, pra me mjaft barriera.

“Garantoj se mund të kemi harmonizim edhe në politikën rajonale, sepse një bashkëpunim mes prodhuesve bën edhe bashkimin e popujve”, tha Fejzi.

Ai foli edhe përplasjet e dy kryeministrave shqiptarë.

“Përplasjet e kryeministrave së fundi po ndikojnë edhe të qytetarët dhe bizneset. Prandaj, kjo nuk po përçon mesazh të mirë”, tha Fejzi.

Edhe Fejzi u shpreh se është kundër “Mini-Shengenit”.

Ndërsa, kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha se problemet e prodhuesve duhet të zgjidhen edhe mes fuqizimit dhe bashkëpunimit të odave ekonomike.

Kreu i OAK, Krasniqi tha se duhet angazhim dhe unitet maksimal për zgjidhjen e problemeve për tregtinë rajonale, ndërsa shtoi se arsyeja kryesore e mos zhvillimit ekonomik të Kosovës është për shkak të marrëveshjeve të dëmshme me CEFTA-n.

“Kësisoj ka ndodhur edhe me marrëveshjen e MSA-së që ka dëmtuat prodhimin vendor dhe ka zvogëluar numrin e punësimit. Është shqetësues pse nuk po rritet mirëqenia dhe eksporti në Kosovë. Vetëm 48 milionë euro është rritë eksporti në Kosovë, ndërsa është rritë importi mbi 800 milionë euro në shtetin tonë Kurse, në Maqedoninë e Veriut, është rritë eksporti 905 milionë euro, në Shqipëri, ka rritje të eksportin 20 për qind, edhe në Serbi ka rritje të eksportit me miliarda. Kosova nuk i ka këto trende pozitive. Këto janë probleme të brendshme, si rezultat i marrëveshjeve të dëmshme që j anë arritur me CEFTA dhe me MSA. Pra, fajet janë në Kosovë, nuk ka strategji kombëtare, nuk ka subvencionim eksportit”, tha Krasniqi, raporton KP.

Po ashtu, Krasniqi tha se vendi ynë nuk ka përparim në rritjen e punësimit, sikur në shtetin fqinjë në Maqedoninë e Veriut që ka rritje të hatashme.

Ndërsa, Bashkim Sykaj, drejtor ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, sektori privat është kontribuues në buxhetin e shtetit, andaj janë të interesuar të ketë një mjedis të bashkëpunimit ose një detyrim të ndërsjellë në mes dy qeverive tona për bashkëpunim ekonomik.

Sykaj duke folur për marrëdhëniet tregtare Kosovë-Shqipëri, tha se në vitin 2019, Shqipëria ka eksportuar mallra drejt Kosovës 246 milionë euro, ndërsa, në Maqedoni 70 milionë euro.

Sipas tij, importet janë më të vogla me këto shtete.

Ai ngriti si shqetësuese se kanë barriera dhe pengesa me Maqedoninë, derisa shtoi se janë mbi 50 marrëveshje për tregti, që janë nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Edhe Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike Veri- Perëndimore, tha se ka deficiti tregtar mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore në favor të të kësaj të fundit, andaj sipas tij, është alarmante që Kosova ndërton një autostradë moderne dhe i ofrohet kufirit, kurse nga ana e Maqedonisë së Veriut, ende diskutohet se a të bëhet apo jo autostrada në drejtim të Kosovës.

Po ashtu, edhe kryetari i Bordit Drejtues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar, Sokol Kraja tha se nuk është e rastësishme që Serbia kërkon tregun e Kosovës, për këtë ai tha se duhet të fuqizohet ekonomia shqiptare.