Kërkohej nga Gjermania për trafik droge, 34-vjeçari nga Ferizaj arrestohet në Morinë
Një 34-vjeçar nga Ferizaj është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kanë ndaluar në hyrje të Shqipërisë dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasin kosovar Y.…
Lajme
Një 34-vjeçar nga Ferizaj është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kanë ndaluar në hyrje të Shqipërisë dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasin kosovar Y. A., 34 vjeç, banues në Ferizaj.
Sipas verifikimeve të kryera dhe informacionit të shkëmbyer me Interpol Tiranën, 34-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Wiesbadenit në Gjermani i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, sipas legjislacionit penal gjerman.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët gjermanë, po vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit drejt Gjermanisë. /Lajmi.net/