Kërkesa të shumta për fanella – dyqani zyrtar i Barcës nuk ka më shkronja W për të printuar fanella të Lewas

Barcelona do të fitojë një shumë të madhe parash nga fanellat e Lewandowski.

Sport

20/07/2022 11:30

Skuadra katalane arriti të kompletonte transferimin e Robert Lewandowski nga Bayern Munich. Tifozët duket se e pëlqejnë shumë lojtarin.

Qysh në orët e para, kërkesat për fanellën me emrin e Robert Lewandowski kanë qenë të mëdha, përcjell lajmi.net.

Numri i madh i porosive për fanellën me emrin Lewandowski ka bërë që dyqani zyrtar i Barcës të mbetet pa shkronjën W në stok. Kështu raporton edhe ‘Goal’, por edhe mediat spanjolle.

Kësisoj, klubi momentalisht nuk është duke shtypur fanellat me emrin e sulmuesit polak.

Barca ka parashikuar fitime deri në 20 milionë euro nga shitja e fanellave të Lewandowski. /Lajmi.net/