Kërkesa për shkarkim, brenda dhe jashtë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke hyrë sot në ndërtesën e Kuvendit nga dera kryesore, kanë parë një pankartë me të cilën u kërkohej shkarkimi i Rektorit të UP’së, Ibrahim Gashi.

Lajme

06/02/2014 16:13

Nga brenda, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga partitë opozitare, dhe jo vetëm, kërkuan dorëheqje apo shkarkim të Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi.

Edhe nga jashtë, po kërkohet një gjë e tillë.

Jo vetëm me protesta para Rektoratit, por edhe me afishe.

Në rrethojat e ndërtesës së Kuvendit, dikush është kujdesur t’u kujtojë deputetëve se cila është rruga që duhet ndjekur.

“Shkarkojeni Rektorin, Shpëtojeni Universitetin!”, shkruan në këtë pankartë.

Foto: Bujar Tërstena, Lajmi.net

 

Foto: Bujar Tërstena, Lajmi.net

 

Foto: Bujar Tërstena, Lajmi.net