Falsifikoi vulën e Komunës së Pejës dhe iu kërkoi qytetarëve nga 800 euro për të fituar banesë për raste sociale – Arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës në Pejë, ka njoftuar se kanë pranuar informata se një person ka falsifikuar emblemat, nënshkrimet dhe vulat e Komunës së Pejës, dhe i ka kontaktuar disa qytetarë të kësaj Komune, duke iu premtuar banesa të cilat do të ndahen për raste sociale nga Komuna e Pejës. Ai iu ka kërkuar nga 800…

Lajme

30/04/2026 14:00

Policia e Kosovës në Pejë, ka njoftuar se kanë pranuar informata se një person ka falsifikuar emblemat, nënshkrimet dhe vulat e Komunës së Pejës, dhe i ka kontaktuar disa qytetarë të kësaj Komune, duke iu premtuar banesa të cilat do të ndahen për raste sociale nga Komuna e Pejës.

Ai iu ka kërkuar nga 800 euro me pretendimin e fillimit të procedurave për marrjen e banesës, shkruan lajmi.net.

Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, kanё njoftuar se punuar intensivisht pёr zbulimin e kёtij rasti dhe me datё 29.04.2026, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i kёtij rtasti.

“Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuarit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё. Lusim tё gjithё qytetarёt se pёr çdo rast tё tillё mos tё bien pre e mashtrimeve, por tё raportojnё rastin nё Policinё e Kosovёs”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/