Behrami: Raporti ndërkombëtar për Hagën është kthesa më e madhe në procesin e Gjykatës Speciale

Një raport i organizatës ndërkombëtare Bar Human Rights Committee of England and Wales ka ngritur shqetësime serioze lidhur me funksionimin e Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, duke vënë në pikëpyetje respektimin e standardeve të drejtësisë dhe të drejtave themelore të të akuzuarve. Lidhur me këtë raport ka reaguar ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës,…

Lajme

30/04/2026 13:59

Një raport i organizatës ndërkombëtare Bar Human Rights Committee of England and Wales ka ngritur shqetësime serioze lidhur me funksionimin e Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, duke vënë në pikëpyetje respektimin e standardeve të drejtësisë dhe të drejtave themelore të të akuzuarve.

Lidhur me këtë raport ka reaguar ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një kthesë të rëndësishme në procesin gjyqësor në Hagë, ku prej më shumë se pesë vitesh po mbahen në paraburgim ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas Behramit, raporti i publikuar evidenton shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe të procedurave gjyqësore, gjë që sipas tij duhet të alarmojë edhe shtetet që financojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai ka vlerësuar punën e organizatës britanike, duke e cilësuar atë si një ndër më seriozet në botë në fushën e të drejtave të njeriut, ndërsa ka përmendur edhe angazhimin e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, për trajtimin e këtyre çështjeve gjatë viteve të fundit.

Behrami ka theksuar se ky raport duhet të shërbejë si sinjal për rishqyrtim të praktikave dhe standardeve të gjykimit në proceset që po zhvillohen në Hagë. /Lajmi.net/