Kërkesa për lirimin e pronave afër xhamisë, gjykata rrëzon vendimin e komunës së Prishtinës
Gjykata Administrative e shkallës së parë ka anuluar vendimet e Komunës së Prishtinës që kërkonin lirimin e pronave për nëntë familje në lagjen “Dardania”, afër xhamisë së re në ndërtim, ka njoftuar avokati Vigan Rogova. Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur vendimin sipas të cilit gjykata e shkallës së parë anuloi…
Lajme
Gjykata Administrative e shkallës së parë ka anuluar vendimet e Komunës së Prishtinës që kërkonin lirimin e pronave për nëntë familje në lagjen “Dardania”, afër xhamisë së re në ndërtim, ka njoftuar avokati Vigan Rogova.
Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur vendimin sipas të cilit gjykata e shkallës së parë anuloi vendimet e Komunës së Prishtinës, përmes të cilave synohej largimi i kundërligjshëm i banorëve nga kjo lagje.
“Ky vendim i gjykatës është një konfirmim i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të parimit të ligjshmërisë në veprimtarinë e autoriteteve publike. Avokatura jonë, me sukses mbrojti të drejtat pronësore të banorëve të lagjes ‘Shëndeti’ në Prishtinë, pranë Gjykatës Administrative. Në arsyetimin e saj, gjykata theksoi se organi publik nuk ka pasur kompetencë ligjore të bëjë njëanshëm lirimin e pronës, ashtu siç kishte tentuar të vepronte Komuna e Prishtinës”, ka shkruar avokati Rogova, i cili përfaqëson familjet e prekura nga ky vendim.
Kujtojmë, B.I., A.M., I.Z., E.X., I.A., M.R., I.S., B.G., dhe N.C., kanë paditur në shkurt 2026 Komunën e Prishtinës, duke kërkuar anulimin e nëntë akteve ligjore për lirim të pronave përreth xhamisë që po ndërtohet në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Në padi, thuhej se Komuna e Prishtinës ka kërkuar lirimin e pronave në të cilat nëntë paditësit jetojnë dhe kanë shtëpitë, dhe se sipas padisë, vendimet e Komunës për lirim të këtyre pronave janë nxjerrë në mënyrë të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.
Avokati Vigan Rogova pati deklaruar gjatë një seance gjyqësore në tetor 2026, se pronat po shfrytëzohen në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë bazuar në kontratat e shitblerjes. infection
Pronat, konkretisht shtëpitë dhe oborret, thuhet se paditësit i kanë shfrytëzuar të papenguar që nga viti 1960-1970 e deri më sot.
