Kërceu nga barka për të notuar me peshkaqen të “vogël”, u pendua menjëherë

Një burrë nga Kalifornia kishte kërcyer në Oqeanin Paqësor duke shpresuar se do të notoj me një peshkaqen të vogël, por pasi u fut në ujë u pushtua nga paniku kur e kuptoi se bëhet fjalë për një peshkaqen gjigant të bardhë.

Fun

29/09/2020 19:54

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar në afërsi të plazhit të Encinitas të San Diegos. Pamjet e publikuara në internet, shfaqin peshkaqenin duke notuar në ujë derisa burri i identifikuar si Ryder kërcen nga barka, transmeton Telegrafi.

“Ishte një ide e keqe”, dëgjohet duke u thënë Ryder miqve në barkë derisa me shpejtësi të madhe notonte për të dalë nga uji.

E miqtë e tij lëre që nuk e ndihmuan të dalë nga uji, por vazhdimisht qeshnin me veprimin e tij të pamatur që ka mundur t’i kushtojë me jetë. /Telegrafi/