Kërcënohen me vrasje dy pjesëtarë të KFOR-it italian në Prizren, arrestohen dy të dyshuarit

Dy pjesëtarë të KFOR-it italian janë kërcënuar me vrasje sot në fshatin Lubiqev të Prizrenit. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marre informatën se ne fshatin Lubiqev dy persona të dyshuar i kane kanosur pjesëtaret e…

Lajme

26/02/2024 20:45

Dy pjesëtarë të KFOR-it italian janë kërcënuar me vrasje sot në fshatin Lubiqev të Prizrenit.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marre informatën se ne fshatin Lubiqev dy persona të dyshuar i kane kanosur pjesëtaret e KFOR-it Italian të cilët ishin për vizite ne atë fshat. Patrulla policore ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas njeri nga te dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ,,se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”. E më pas të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të Prizrenit”, ka thënë Bytyqi për lajmi.net.

Bytyqi ka njoftuar se Policia ka arrestuar dy të dyshuarit.

“Nga policia njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa me vone edhe i dyshuari i dyte eshte arrestuar. Jane bastisur shtepit e dy të dyshuarve, në shtëpin e njërit nga të dyshuarit është gjet nje pushkë dhe municion. Pas intervsitimit, me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë në Prizren Shaqir Bytyqi. /Lajmi.net/