“Kërcënimi” i LDK-së: Partitë të garojnë të vetme, në të kundërtën hyjmë me VV-në

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar sërish një koalicion me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

Lajme

14/08/2019 11:17

Deputeti, Arben Gashi,  ka thënë sot se partitë duhet të shkojnë të vetme në zgjedhje që të shihet forca e secilës prej tyre, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, në të kundërten LDK-ja do të hyjë në koalicion me VV-në.

“Të shkojmë vetë në zgjedhje, të shohim se cila parti ka forcë më të madhe, duke mos ditur forcën e secilës nuk mund ta dimë impaktin politik, nëse do kemi koalicion mes partive normalisht edhe ne jemi për koalicion opozitar”, tha Gashi.

Gashi tutje ka thënë se tashmë është koha që të mbahen zgjedhjet e parakohshme dhe ndaj këtij procesi nuk ka kthim prapa.

“Tashmë ka marrë formë, në aspektin politik kemi disa partnerë të koalicionit, kjo është situatë e re politike e cila kërkon t’i kthehemi sovranit. Në dorëheqjen e Haradinajt është situatë e re politike dhe ka mbet në dorën e presidentit të ofrojë mundësinë partive politike të marr vendimin për krijimin e qeverisë, i ka ofrua Veselit të ndërtojë një koalicion të ri, Veseli e ka refuzua të marr përsipër formimin e koalicionit”, ka thënë ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ka pasur takime mes dy krerëve të partive opozitare, Albin Kurtit e Isa Mustafës.

Në deklaratat që u dhanë pas takimit, nga asnjëri prej tyre nuk është përmendur fjala koalicion.

Si problematikë e lidhjes së një marrëveshjeje, po shihet të jetë posti i kryeministrit, që është cak i të dy partive. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

“Lufta” për postin e kryeministrit, Mustafa s’e përmend koalicionin me VV-në pas takimit me Kurtin