Kërçeli kritikon ashpër Kujtim Shalën: Është deklaruar se është kundër për të bashkëpunuar me Kurtin, tash po i kërkon votat e VV-së për t’u bërë nënkryetar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj propozimit të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, për postin e nënkryetarit të Kuvendit. Kërçeli ka kritikuar Shalën për qëndrimet e tij politike, duke e vënë në pikëpyetje mbështetjen që deputeti i LDK-së po kërkon nga Vetëvendosje për t’u zgjedhur në këtë pozitë, transmeton lajmi.net. Në një postim në rrjetet sociale, Kërçeli ka rikujtuar…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj propozimit të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, për postin e nënkryetarit të Kuvendit.
Kërçeli ka kritikuar Shalën për qëndrimet e tij politike, duke e vënë në pikëpyetje mbështetjen që deputeti i LDK-së po kërkon nga Vetëvendosje për t’u zgjedhur në këtë pozitë, transmeton lajmi.net.
Në një postim në rrjetet sociale, Kërçeli ka rikujtuar deklarimet e mëhershme të Shalës rreth bashkëpunimit me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.
“Kujtim Shala është deklaruar se është votuar për të mos bashkëpunuar me Albin Kurtin. Tash po i kërkon votat e Lëvizjes për tu bërë nënkryetar. Prej kujt po kërkon votë tash?! Ai që nuk ka votë madje as kundër Presidentit e as nuk rri në sallë?!”, ka shkruar Kërçeli.
Shala është propozuar nga grupi parlamentar i LDK-së për një nga postet e nënkryetarëve të Kuvendit, ndërsa zgjedhja e tij varet nga votimi në seancën konstituive.
Reagimi i Kërçelit vjen në një kohë kur në Kuvend janë shfaqur mospajtime edhe për mënyrën e votimit të nënkryetarëve, duke bërë që seanca të ndërpritet përkohësisht./lajmi.net/